“Albtelekom”, internet në çdo cep të vendit

Aug 26, 2011 | 11:04

“Albtelekom” zgjeron hartën e mbulimit me shërbimin e internetit dhe shumë shpejt do të mbulojë të gjithë territorin shqiptar. “Albtelekom” dhe “Motorola”, përmes kompanisë “Verso”, kanë nënshkruar marrëveshjen për furnizimin edhe instalimin e teknologjisë së telefonisë fikse dhe Wireless nëpërmjet “Motorola Canopy Solutions”, për zgjerimin e zonës së mbulimit me internet edhe në zonat më të thella të vendit, ku ky shërbim nuk ka qenë i mundur deri tani. Me anë të këtij projekti, çdo familje apo biznes do të ketë mundësinë të shijojë benefitet e shërbimit të internetit në cilësi të lartë, pavarësisht se në cilin cep të Shqipërisë ndodhet. Ky projekt do të shërbejë gjithashtu edhe në sistemin e arsimit në Shqipëri, pasi do të rrisë cilësinë e shërbimit të internetit në shkollat e sistemit parauniversitar edhe në zonat më të thella të vendit.

© Panorama.al

Te lidhura