Raporti, Greqia më shumë shtetësi për shqiptarët

Jun 14, 2011 | 18:32

Rreth 84% e personave që morën nënshtetësi greke gjatë vitit 2009 janë qytetarë shqiptarë. E dhëna është publikuar nga zyra statistikore e BE-së, EUROSTAT, në një raport të publikuar më 10 qershor 2011,  me titull, “Fitimi i shtetësisë në BE”.

Nga të dhënat e raportit, për vitin 2009, rreth 26.700 shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet anëtare të BE-së. Në raport thuhet se gjatë këtij viti, një pjesë e vendeve anëtare e përqëndruan dhënien e nënshtetësisë drejt qytetarëve të një vendi, ku Greqia renditet e para në raport me qytetarët shqiptarë.

Sipas studimit grupet më të mëdha që kanë marrë nënshtetësi në një nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian,  kanë qenë nga Maroku, 59.900 persona, Turqia, 51.900, India, 31.100, Ekuadori, 27.800 dhe Shqipëria me 26.700 persona.

Në total gjatë vitit 2009, kanë fituar shtetësinë 776.000 persona në një nga 27 vendet anëtare të BE-së.

© Panorama.al

Te lidhura