Shtyhet seanca, Patozi: Nishani për President

Jun 11, 2012 | 12:30
Astrit Patozi

TIRANË-Kreu i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi ka konfirmuar per mediat terheqjen e Artan Hoxhes nga gara presidenciale dhe ne vend te tij maxhoranca ka perzgjedhur kandidature zyrtare per president Bujar Nishanin.

“Konfirmoj lajmin se kandidatura e maxhorancës e propozuar mbrëmë është tërhequr nga gara. Por maxhoranca është e vendosur ta bëjë vendin me president dhe kandidatura tjetër do të jetë Bujar Nishani, që është një nga emrat e propozuar dje në tryezën e negociatave. Per arsye teknike, seanca shtyhet dhe do të zhvillohet në orën 17.00 pasdite”- tha Patozi.

Nishani ne fakt ishte nje nga kater emrat e ofruar dje nga maxhoranca ne tryezen e negociatave me opoziten, krahas atij te Imamit, Milos dhe Hoxhes.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura