
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci ka bërë kreun e qeverisë përgjegjës direkt të dështimit edhe të raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Në fjalën e tij në seancën e sotme, Ruci ka deklaruar se opozita bëri gjithçka duke ofruar konsensusin e saj për një proces konsensual, për të cilin nuk mori përgjigje.
“Dështim për herë të tretë, dua të nënvizoj që në fillim se ky nuk është dështimi ynë, ky nuk është as dështimi i Parlamentit, ky ka një emër të maxhorancës dhe ka emër të përvecëm të kreut të saj, personalisht tuajin zoti Berisha. Them tuajin pasi as predikuar e aq më pak të provonit të punonit për asnjë moment për të arritur për një zgjidhje të dakordësuar të politikës”- tha Ruci.
Sipas tij, opozita prej kohësh, mbi një muaj e 10 ditësh e deri te tavolina e fundit me liderin e saj ofroi dakordësinë, konsensus.
“Kur them se është dështim personal juaji Berisha e them se e ndaj juve nga deputetët të nderuar të maxhorancës, pasi e di fort mirë që ka mes tyre që e besojnë se është eveniment që duhej një proces, konsensus që vec progres do kishte vendi. Vec një hap e ndante vendin nga garancia e munguar për të tretën herë për statusin e vendit kandidat”- tha ai.
© Panorama.al











