TIRANË- Mihal Delijorgji, ish administratori i “Alba Demil” ka dëshmuar sot në seancën e radhës për dosjen “Gërdeci”.
Ai i është nënshtruar pyetjes së prokurorëve për tragjedinë e 15 marsit të vitit 2008, kur nga shpërthimi në fabrikë humbën jetën 26 persona dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë. Delijorgji, një nga të akuzuarit për tragjedinë, lënë i lirë pas skadimit të afateve të paraburgimit ka rrëfyer për njohjen e tij me Patrik Henri, amerikani i Sauth American Corporation.
Sipas tij, me Henry ai është njohur në vitin 2006 në ndërmarrjen MEICO. Ndërkohë që me Ylli Pinarin është njohur që në vitin 2001.
“Me Patrik Henrin ramë dakort që të financonim projektin për fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. SAC do të mbështese në anën teknike”- ka thënë Delijorgji, duke shtuar se “Alba-Demil” kishte dy adminsitratorë, ai dhe Patrik Henri.
© Panorama.al











