Brain Gain,Topalli:Ia vlen të kthehesh në Shqipëri

May 11, 2012 | 9:44

TIRANË- Duke vlerësuar vendin si katalizator reformash të rëndësishme dhe vetëm një hap larg integrimit, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka garantuar të rinjtë që studiojnë jashtë se ia vlen të kthehesh e të kontribuosh në Shqipëri.

Deklarata është bërë gjatë një konference organizuar nga Ambasada Gjermane për projektin e bursave të Bundestagut gjerman.

“Ky rikthim ka bërë të mundur një transformim të shqiptarëve, jam shumë e kënaqur kur mësoj se shumica e 33 ish praktikantëve shqiptarë që kanë ndjekur praktikën në Bundestagun gjerman punojnë në pozicione drejtuese, na përfaqësojnë në ambasada në botë”- tha Topalli.

Sipas saj, ia vlen të kthehesh në Shqipëri se ne sot jemi vend i lirë e demokratik, anëtarë të NATO-s, katalizator reformash të suksesshme. “Vendi është një hap drejt integrimit në BE dhe kur kjo të ndodhë ju do të jeni krenarë dhe do të thoni edhe unë dhashë kontribut për vendin”- tha Topalli.

© Panorama.al

Te lidhura