‘’Miss Universe’’, Xhesika Berberi, bëhet imazh i Sherri Hill dhe publikon fejesën surprizë

Apr 29, 2012 | 12:28

Bukuroshja, e cila përfaqësoi vendin në ‘’Miss Universe’’ vitin e kaluar Xhesika Berberi, është bërë imazh i stilistes së njohur Sherri Hill, duke prezentuar edhe koleksionin e saj, si dhe fotot e realizuara në studion e fotografit të njohur Fadil Berisha. Fustane elegante dhe seksi mban veshur modelja e njohur, e cila për momentin është zhdukur nga vëmendja mediatike, pasi nuk është shumë e pranishme dhe nuk dihet vendndodhja e saj, si dhe vendi ku e zhvillon aktivitetin si modele. Flitet se bukuroshja e njohur Berberi ka një lidhje stabël dhe është e fejuar, por nuk arritëm të mësojmë emrin e djaloshit të cilin e ka në krah. Në një intervistë dhënë shumë më herët, ajo kishte deklaruar se është shumë e lumtur me mashkullin që ka pranë vetes, por duke mos dhënë shumë detaje rreth identitetit të tij.

© Panorama.al

Te lidhura