Zyrtari i lartë serb e pranon: Vuçiç po flet me liderët botërorë për Kosovën

Apr 10, 2018 | 11:55
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke biseduar me liderët anekënd botës për ta zgjidhur çështjen e Kosovës.

vucic

Në një deklaratë për televizionin serb Prva, ai ka thënë se presidenti serb po mundohet të shmangë mundësitë që Ballkani të bëhet sërish vend konfliktesh, raporton Express.

“Në vitin 2008, lidershipi i paaftë i Serbisë ka lejuar ndarjen e Kosovës dhe njohjen e saj si shtet nga një pjesë e madhe e shteteve perëndimore. Sot, Presidenti Vuçiq, është duke u përpjekur që ta ruaj atë që mund të ruhet”, ka thënë Selakoviq.

Muajve të fundit është duke u folur për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet shumëvjeçare. Është folur edhe për ndarje të mundshme të Kosovës, për shkëputje të veriut, themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe etj.

Këtyre përpjekjeve për marrëveshje janë duke i prirë presidenti Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandar Vuçiq. Deri tani, është raportuar për disa takime të fshehta mes tyre.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/zyrtari-i-larte-serb-vuciq-ka-nisur-te-flase-me-lideret-boteror-per-ta-zgjidhur-ceshtjen-e-kosoves-522347/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura