Zyrtari i lartë në Teksas: Policia gaboi gjatë ndërhyrjes në sulmin ku u vranë 21 persona, fëmijët kërkonin ndihmë

May 27, 2022 | 23:20
SHPËRNDAJE

Steven McCraw, një zyrtar i lartë policor në Teksas u shpreh se policia mori vendimin e gabuar duke mos neutralizuar në kohë të riun që vrau 19 fëmijë në një shkollë fillore në Uvalde.

Capture

Ai tha se efektivët u vonuan në ndërhyrjen e tyre sepse besuan nuk ishte momenti i duhur. Nga ana tjetër nxënësit që ndodheshin brenda godinës bënë thirrje që policia të shkonte në ndihmë të tyre.

McCraw konfirmoi se kishte 40 minuta diferencë nga mbërritja e njësisë së policisë në shkollën fillore Robb deri në momentin që ata vendosën të ndërhynin.

Oficeri i lartë në vendngjarje vendosi të priste derisa portieri i shkollës të vinte me çelësat e godinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura