Zyrtari i lartë i Parlamentit Europian: Javën tjetër, PPE do diskutojë për krizën në PD. Mbështetje për të tejkaluar ndasitë

May 25, 2022 | 9:26
SHPËRNDAJE

David McAllister, nënkryetari i Partisë Popullore Evropiane ku PDSH-ja bën pjesë, njoftoi dje në Tiranë se shumë shpejt ky organizëm do të diskutojë situatën e krizës në PD.

David McAllister (3)

Sipas tij, nuk mund të ketë ecuri pa një opozitë të fortë, por para mediave ai shpjegoi se çfarë do të ndodhë mes PPE-së dhe Sali Berishës tashmë në krye të PD- së.

“Ne po i ndjekim zhvillimet në PD. Do të japim mbështetje si PPE për të tejkaluar ndasitë. Do të kemi një konferencë të PPE-së në Roterdam javët e ardhshme, nga ku do të kemi takime dhe do të diskutojmë zhvillimet në Shqipëri”, deklaroi David McAllister.

Ndërkohë që si bëri të qartë se statusi me të cilin e viziton Shqipërinë nuk i jep mundësi të komentonte gjatë zhvillimet në PD, se çfarë pritet të ndodhë në takimin e PPE-së në Roterdam e paralajmëroi javën e shkuar deputeti gjerman Gunther Krichbaum kur tha se me “me rikthimin e Berishës në krye të PD-së, partneret europiane do të viheshin në lëvizje dhe si pasojë do vihej në pikëpyetje anëtarësimi i PD-së, në gjirin e Partive Popullore Europiane.

“Unë kam ndjekur zhvillimet politike nga afër, kam respekt të plotë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sot, këtu në këtë konferencë, por edhe në kontekstin e këtij misioni unë po udhëtoj si kreu i delegacionit të Komisionit Parlamentar dhe jo si zv. presidenti i PPE, sot nuk kam mundësi të bëj komente në lidhje me atë se çfarë po ndodh brenda PD”, deklaroi McAllister.

David McAllister, kryetar i Komitetit të Politikës së Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, nuk është një emër i panjohur dhe pa rëndësi në politikën shqiptare. Në maj të 2017, u vu në krye të negocimit të krizës politike mes Ramës dhe Bashës.

Pesë vite më pas, McAllister gjen një Shqipëri një tjetër krizë. Jo mes shumicës dhe opozitës, por krizën më thellë brenda Partisë Demokratike, që prej krijimit të saj në 11 dhjetor 1990. David McAllister nga Shtëpia e Evropës në Tiranë foli edhe për integrimin europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura