Zyrtari i DASH: Nëse nuk votohej Reforma, pasojat do të ishin…

Jul 26, 2016 | 19:50
SHPËRNDAJE

Kërcënimi që ambasadori amerikan Donald Lu i bëri deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, se do të përballeshin me pasoja në marrëdhëniet e tyre me SHBA nëse nuk votonin Reformën në Drejtësi ishte në përputhje me udhëzimet që vinin nga Uashingtoni.

Hoyt Brian Yee
Hoyt Brian Yee

Këtë e ka konfirmuar sot, në një deklaratë për mediat, zv/ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Brian Yee.

Ai rikonfirmoi se Ambasadori Lu dhe Ambasada e SHBA nxitën udhëheqësit e partive dhe anëtarët e parlamentit, për ta mbështetur dhe votuar reformën në drejtësi.

Sipas tij, “Ambasada i diskutoi këto pasoja me partitë politike sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni. Donim të ishim të qartë që të mos kishte asnjë keqkuptim më pas”.

DEKLARATA 

“Së pari, përgëzoj parlamentin që e miratoi këtë reformë jetike dhe përgëzoj popullin e Shqipërisë që kërkoi ndryshim.

Ambasadori Lu dhe Ambasada e SHBA nxitën udhëheqësit e partive dhe anëtarët e parlamentit për ta mbështetur reformën në drejtësi dhe bënë të qartë se do të kishte pasoja negative në marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara nëse do të votonin kundër.

Ambasada i diskutoi këto pasoja me partitë politike sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni.

Donim të ishim të qartë që të mos kishte asnjë keqkuptim më pas. Angazhimi ynë ka qenë gjithmonë i bazuar në kërkesën e qeverisë dhe opozitës shqiptare për mbështetjen dhe përfshirjen e SHBA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura