Zyrtarët e lartë Republikanë të Delegacionit të Kongresit të SHBA zgjedhin Lulzim Bashën për takimin e parë në Shqipëri

Oct 14, 2021 | 20:47
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha priti sot në zyrën e tij një delegacion të Senatit Amerikan, të cilët ishin të kryesuar nga dy përfaqësues të lartë të Partisë Republikane. Bëhet fjalë për Robert Karem, i cili ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare dhe Paul Grove, zyrtar i Nënkomitetit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, të cilët zgjodhën ta nisin me kreun e opozitës, axhendën e takimeve në Tiranë.

lulzimbasha

Nisja e vizitës me fokus sigurinë e rajonit, demokracinë dhe sundimin e ligjit, me zotin Basha përcjell mbështetjen për kreun e demokrateve dhe për qasjen e tij ndaj këtyre problematikave.

Lulzim Basha ka qenë Ministri i Jashtëm në kohën e pavarësisë së Kosovës dhe një partner i besueshëm i SHBA gjatë qeverisjes së republikanëve nën drejtimin e presidentit Bush kur u finalizua pavarësia e Kosovës dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Ajo çka nuk kaloi pa u vënë re gjatë kësaj vizite, është mbështetja e republikanëve amerikanë për kreun e PD, gjatë vizitës në Tiranë, e cila u vu në diskutim pas vendimit të tij për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendim me të cilin tashmë është njohur edhe Kongresi Amerikan.Vizita, e cila duket se konfirmon mbështetjen amerikane pason gjithashtu deklaratën e fortë që bëri ambasadorja amerikane menjëherë pas kthimit nga Washingtoni ku solli mesazhe të rëndësishme mbështetjeje për Lulzim Bashën dhe PD.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura