Zyrtare, vendoset data e fillimit të vitit akademik, caktohen dhe pushimet për studentët

Sep 21, 2017 | 18:33
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka firmosur sot urdhrin për datat e vitit të ri akademik 2017-18.

Sipas këtij urdhri, universitetet do të fillojnë mësimin më 16 tetor të këtij viti.

Pushimet e dimrit do të nisin më 25 dhjetor dhe studentët do të rikthehen në auditor më 8 janar, sepse parashikohet edhe fundjava.

Viti akademik mbyllet më 30 shtator të vitit të ardhshëm.

Udhëzimi hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare, por nuk priten ndryshime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura