ZYRTARE/ Vazhdojnë ndryshimet te Teuta, largohet lojtari i dytë përpara ndeshjes me ekipin izraelit

Aug 10, 2020 | 15:58
SHPËRNDAJE

Arlind Kalaja bëhet lojtari i dytë që largohet nga Teuta. Futbollisit shkodran qëndroi vetëm një sezon dhe nuk ka zgjedhur të qëndrojë me fituesit e Kupës së Shqipërisë.
kalaja teuta
Mesfushori i avancuar do të vendosë më tej për të ardhmen e tij. Ai bëhet largimi i dytë pas Sherif Kallaku, i cili u transferua te Lokomotiva e Zagrebit.

Kujtojmë që ky sezon ishte fantastik për durrsakët teksa arritën ta mbyllnin edicionin në vendin e katërt, por mbi të gjitha fituan Kupën e Shqipërisë pas 15 vitesh në përballje me Tiranën.

Kalaja largohet 17 ditë përpara se Teuta të luajë me izraelitët e Beitar Jeruzalemit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura