ZYRTARE/ UEFA ka vendosur, ja çfarë do të ndodhë me Champions-in dhe Europa Leaguen

Mar 14, 2020 | 8:25
SHPËRNDAJE

Tashmë është zyrtare!  UEFA ka vendosur të pezullojë Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës, për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit.

44th Ordinary UEFA Congress

Drejtuesit e organit më të lartë të futbollit në Europë kanë qenë të detyruar ta marrin këtë vendim, pas disa klube si, Juventus, Mançester Siti, Real Madrid, Çelsi, Inter, Arsenal, janë future në karantinë dhe është e pamundur të flitet për futboll.

Gjithashtu bëhet me dije se do të ketë edhe shtryrje të EURO 2020, teksa ekzitojnë 2 hipoteza, të luhet në vjeshtë ose në vitin 2021.

Deklarata zyrtare e UEFA-s:

“Në dritën e zhvillimeve për shkak të përhapjes së COVID-19 në Europë dhe vendimeve të ndërlidhura të marra nga qeveri të ndryshme, të gjitha ndeshjet e garave të klubeve të UEFA-s të planifikuar javën e ardhshme janë shtyrë.

Kjo përfshin pjesën e mbetur të UEFA Champions League, raundi 1/16 të ndeshjeve të dyta të planifikuara në 17 dhe 18 Mars 2020. Të gjitha ndeshjet e UEFA Europa League, raundi i 1/16 ndeshjeve të dyta të planifikuara në 19 Mars 2020. Të gjitha UEFA Youth League, ndeshjet çerekfinale të parashikuara në 17 dhe 18 Mars 2020.

Vendimet e mëtejshme se kur do të zhvillohen këto ndeshje do të komunikohen në kohën e duhur. Si pasojë e shtyrjeve, shortet e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, të planifikuar për 20 Mars, janë shtyrë gjithashtu.

UEFA dje ftoi përfaqësuesit e 55 shoqatave të saj anëtare, së bashku me bordet e Shoqatës Evropiane të Klubeve dhe Leagues Evropiane dhe një përfaqësues të FIFPro, në një takim video-konferencash të martën 17 mars për të diskutuar përgjigjen e futbollit Evropian ndaj shpërthimit”, shkruan UEFA.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura