ZYRTARE/ Tirana nis firmat për sezonin e ri, prezanton sulmuesin e larguar nga Vllaznia

Jun 6, 2023 | 19:02
SHPËRNDAJE

Tirana ka gjetur qendërsulmuesin e ri. Kaina Nunesh, sulmuesi brazilian i cili ka qenë pjesë e Kastriotit dhe Vllaznisë në këto dy edicione në Superiore, është bërë pjesë e klubit bardheblu.

352219284_219797960520187_8291047909783469837_n

Pas firmës së Orges Shehit i cili ka rinovuar edhe për një sezon, klubi ka nisur përforcimet për të përballuar jo vetëm pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, por edhe për edicionin e ardhshëm ku synohet kthimi te titulli kampion.

Emri i parë që është zyrtarizuar është pikërisht ai i Kaina, i cili te Vllaznia kishte humbur vendin e titullarit që pas afrimit të Bekim Balajt. Klubi bardheblu e ka bërë zyrtar afrimin e tij duke postuar një foto të futbollistit me fanellën e kësaj skuadre, duke hapur kështu serinë e firmave për edicionin e ri.

Në 2 sezone në Superiore, Kaina ka shënuar 12 gola në 52 ndeshje të luajtura, të ndara mes Kastriotit dhe Vllaznisë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura