ZYRTARE/ Tirana godet në merkato, bardheblutë prezantojnë mesfushorin

Jan 26, 2020 | 15:17
SHPËRNDAJE

Lancinet Sidibe tashmë edhe zyrtarisht është një lojtar i Tiranës. Mesfushori është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit dhe do të jetë një forcë e shtuar për trajnerin Egbo, për fazën e mbetur të kampionatit.SIDIBE

Lajmi për Sidibe te Tirana qarkullonte prej ditësh, pasi marrëveshja ishte arritur, por vetëm sitën e sotme ka ardhur zyrtarizimi nga klubi kryeqytetas. 23-vjeçari e njeh mirë Kategorinë Superiore, pasi më parë ka luajtur edhe për Teutën dhe Flamurtarin.

Mesfushori vjen nga Besa dhe prej kohësh emri i tij qarkullonte te Skënderbeu, por marrëveshja me korçarët nuk u arrit dhe ai tashmë do të vazhdojë karrierën te Tirana.

 

TIRAN

PANORAMASPRT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura