Zyrtare/ Spanja emëron trajnerin e ri pas shkarkimit të Lopeteguit

Jun 13, 2018 | 14:07
SHPËRNDAJE

Do të jetë Fernando Heirro trajneri i ri që do të drejtojë Spanjën në Kupën e Botës. Pas shkarkimit të Lopeteguit, presidentin i Federatës Spanjolle të Futbollit, i ka besuar stoli, ish-kapitenit, Hierro, i cili mbante postin e drejtorit sporti.

GettyImages-966990294-780x439

Dy kandidatet

Spanja shkarkoi trajnerin Julien Lopetegui, 1 ditë para startit të Botërorit, pasi drejtuesit e Federatës së Futbollit u ndjenë të tradhtuar nga tekniku, i cili ditën e djeshme u zyrtarizua si trajneri i ri i Realit.

GettyImages-966990294-780x439

Dy emrat e para që shihen si kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës iberike në këtë situatë emergjente janë trajneri i U-21, Alber Celades dhe drejtori sportiv Fernando Hierro.

GettyImages-458445044

Ndeshjen e parë në eventin më të rëndësishëm të globit, Spanja do ta luajë ditën e premte ndaj Portugalisë, teksa pritet me mjaft interes të mësohet kush do të jetë trajneri i ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura