ZYRTARE/ Redon Xhixha në versionin e “Gladiatorit”, shikoni prezantimin special që i bëjnë te Karabak

Jan 24, 2023 | 22:14
SHPËRNDAJE

Redon Xhixha është larguar zyrtarisht nga Tirana, teksa i është bashkuar Karabakut në Azerbajxhan. Sulmuesi u zyrtarizua ditën e sotme në versionin e “Gladiatorit”, duke nisur këtë aventurë të re jashtë Shqipërisë.

XHIXHA

Xhixha ka firmosur deri më 30 qershor të vitit 2026, teksa pritet të shndërrohet në protagonist te klubi azer, ku në të kaluarën është aktivizuar edhe Ansi Agolli.

Karabak e kishte vrojtuar prej javësh sulmuesin e Tiranës, teksa në arkat e klubit bardheblu pritet të derdhen rreth 550 mijë euro nga ky transferim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura