ZYRTARE/ Prishtina godet në merkato, afron ish-mbrojtësin kampion me Partizanin

Aug 17, 2021 | 21:07
SHPËRNDAJE

Prishtina ka goditur në merkato, teksa ka siguruar Sodiq Atandën. Ish-mbrojtësi i Partizanit i cili u shpall dhe kampion i Shqipërisë në sezonin 2018/2019 me të kuqtë, ka kaluar zyrtarisht në radhët e bardhebluve të Prishtinës, teksa Panorama Sport ka mësuar se ai ka qenë me drejtuesit e klubit në ambjentet e stadiumit “Fadil Vokrri”.

ATANDA

Nigeriani 27-vjeçar përfundoi aventurën e tij në Izrael me skuadrën e Hapoel Kfar Saba teksa do të aktivizohet me skuadrën e kryeqytetit të Kosovës, e cila është dhe kampionia në fuqi.

Me fanellën e skuadrës nga Izraeli, Atanda u aktivizua në 42 ndeshje nga ku realizoi dhe 1 gol.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura