ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Vasil Shkurtaj bashkohet me skuadrën e re

Oct 30, 2020 | 20:18
SHPËRNDAJE

Tashmë është gjithçka zyrtare. Vasil Shkurtaj është prezantuar te skuadra e re e Jianxhi Liansheng në ligën e parë kineze.

shkurtaj

Bomberi vlonjat, i cili së fundmi ishte pjesë e Kukësit në Kategorinë Superiore, kishte arritur prej kohësh akordin me klubin e ri, ndërkohë që vetëm ditën e sotme ka ardhur prezantimi zyrtar.

shkurtaj6

Lajmi është konfirmuar nga vetë Shkurtaj nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Instagram”. “I lumtur ju njoftoj se tani dhe zyrtarisht do luaj ne Azi dhe ekipin kinez Jiangxi Liansheng”, ka shkruar 28-vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura