ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Amir Abrashi prezantohet te skuadra e re

Jun 23, 2021 | 15:20
SHPËRNDAJE

Amir Abrashi është lojtari më i ri i Grasshoper. Ka qenë vetë klubi  zviceran që ka njoftuar firmën me mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

abrashi

Abrashi rikthehet kështu te Grasshoper, aty ku shpërtheu para 11 viteve. 31 vjeçari kaloi 5 sezone me zviceranët para se të transferohej në Gjermani tek Frajburgu.

Abrashi kalon te Grasshoperi si lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Frajburgun dhe ka firmosur për dy vite.

“Gjithmonë kam dashur të rikthehet te Grasshoperi dhe tani ishte koha e duhur për ta bërë këtë. Mezi po pres të rikthehem në shtëpi”, tha Abrashi në fjalët e para pas zyrtarizimit.

201525602_264092815471516_8398307878064125500_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura