ZYRTARE/ Një sulmues nga Izraeli firmos për Partizanin (FOTO)

Aug 27, 2016 | 21:17
SHPËRNDAJE

Klubi i Partizanit vijon blerjet në merkato. Afrimi i fundit me të kuqtë është qendërsulmuesi nga Izraeli, Ben Azubel.

Ben Azubel

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të klubit në internet, thuhet se 22-vjeçari ka firmosur sot në prani të drejtorit të Përgjithshëm Genc Tomori dhe është gati për t’u vënën në dispozicion të trajnerit italian Adolfo Sormani duke filluar nga dita e diel.

14102432_543386082522459_8344900196296865020_n

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Ben Azubel. Qendërsulmuesi shtatlartë nga Izraeli ka konkretizuar sot tratativat mes palëve duke firmosur edhe kontratën me Klubin e Kuq.

14045671_543386109189123_2327413422860392419_n

22 vjeçari ka nënshkruar me Partizanin një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon”,-njofton klubi i Partizanti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura