ZYRTARE/ Një italian zëvendëson Vlahutin, emërohet ambasadori i ri i BE-së në Tiranë

Jul 19, 2018 | 22:03
SHPËRNDAJE

Federica Mogherini, përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë ka emëruar Luigi Soreca-n, Shef të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, thuhet në një njoftim zyrtar të zyrës së shtypit të BE-së.

Mogherini

Soreca, i cili zëvendëson kështu Romana Vlahutinin, aktualisht shërben si Drejtor i Sigurisë në DG HOME, në Komisionin Evropian.

luigi-soreca-1

Drejtoria kontribuon në objektivin e Unionit për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë dhe rrjedhimisht në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.

Soreca dhe ekipi i tij kanë për detyrë implementimin e axhendës Evropane për Sigurinë, të përcaktimit dhe zhvillimit të aktiviteteve nga praktikat më të mira në legjislacion, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, promovon bashkëpunimin në zbatimin e ligjit në nivel evropian, edhe me ndihmën e EUROPOL e CEPOL.

Drejtoria është përgjegjëse edhe për zhvillimin e politikave anti-drogë, edhe me ndihmën e EMCDDA.

Falë përvojës në Çështjet Ndërkombëtare dhe Partneritetit të Lëvizjes, Luigi Soreca negocioi dhe përfundoi Partneritetin e Lëvizjes me Marokun e Tunizinë më 2012-2013 dhe ka qenë në krye të koordinimit të Dialogut për Liberalizimin e Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, brenda kuadrit të Partneritet Lindor dhe me Federatën Ruse.

Ai ishte përgjegjës për menaxhimin dhe implementimin e Përqasjes Globale për Migracionin dhe Lëvizjen (GAMM) si dhe për aspekte të tjerë ndërkombëtarë të migracionit.

Soreca ka dhënë leksione ligji në Universitetin L.U.I.S.S në Romë dhe ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Italisë për gjashtë vjet para se të bashkohej me Komisionin më 1998. Ai flet rrjedhshëm italisht, frëngjisht, anglisht e spanjisht.

Mandati i ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin zyrtarisht mbaron në gusht të këtij viti. Kroatja Vlahutin u emërua Kryetare e Delegacionit të BE-së në Tiranë në vitin 2014, pas përfundimit të mandatit katër vjeçar të italianit Ettore Sequi. Përpara se të bëhej ambasadore e BE-së në Shqipëri, Vlahutin shërbeu si këshilltare e Presidentit të Kroacisë, dhe ka qenë një nga njerëzit më të afërt të tij. Kohët e fundit, Vlahutin është sulmuar shpesh nga opozita, që e ka akuzuar për qëndrime pra kryeministri Edi Rama.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura