ZYRTARE/ Momenti i vështirë në kampionat, klubi i Serie A shkarkon trajnerin

Mar 3, 2020 | 14:54
SHPËRNDAJE

Kaljari e nisi shumë mirë sezonin aktual, duke u konsideruar nga shumë njerëz si surpriza e Serie A për këtë sezon.rolando-maran-cropped_hsb0u08hdz3a136sd2sytltx1

Megjithatë skuadra pësoi një rënie të ndjeshme, teksa në 12 ndeshjet e fundit nuk njeh asnjë fitore. Pikërisht nga kjo situatë e skuadrës e ka pësuar trajneri Rolando Maran. Drejtuesit e klubit kanë marrë vendimin që të shkarkojnë nga drejtimi i ekipit teknikun italian, duke quajtur atë si fajtorin për rezultatet e fundit.

Në 12 ndeshjet e fundit Kaljari ka grumbulluar 4 barazime dhe 8 humbje, teksa kjo e ka bërë të pashmangshëm shkarkimin e trajnerit Maran.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura