ZYRTARE/ Mjaftojnë 3 ndeshje, Borusia Dortmundi blen futbollistin e Juventusit

Feb 18, 2020 | 19:34
SHPËRNDAJE

Borusia Dortmundi blen përfundimisht mesfushorin e Juventusit Emre Çan.

LEVERKUSEN, GERMANY - FEBRUARY 08: Emre Can of Dortmund gestures during the Bundesliga match between Bayer 04 Leverkusen and Borussia Dortmund at BayArena on February 08, 2020 in Leverkusen, Germany. (Photo by Lars Baron/Bongarts/Getty Images)

Pasi e huazoi gjatë merkatos së janarit nga klubi bardhezi, drejtuesit e Borusias aktivizuan opsionin e të drejtës së blerjes së 26-vjeçarit, i cili do të jetë pjesë  e verdhezinjve deri në vitin 2024.

Operacioni i blerjes së tij nga kampionët e Italisë do të formalizohet në fund të këtij sezoni kur përfundon dhe huazimi i Emre Çanit.

Borusias së Dortmundit i mjaftuan 3 ndeshje të futbollistit gjerman me ekipin e tyre për t’u bindur se Çan meriton të jetë titullar i skuadrës nga Vestfalia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura