ZYRTARE/ Merr fund çdo dilemë, vendoset përfundimisht se çfarë do të ndodhë me Lojërat Olimpike

Mar 24, 2020 | 14:40
SHPËRNDAJE

Pothuajse çdo aktivitet sportiv në botë është pezulluar përkohësisht, kjo për shkak të përhapjes së Koronavirusit.olimpiad

Vetëm një javë më parë u njoftua shtyrja e Europianit për verën e vitit të ardhshëm, pikërisht për shkak të gjendjes së vështirë që po kalojnë shtetet. Këtë verë ishin planifikuar të zhvilloheshin edhe Lojërat Olimpike në Japoni, por edhe ato janë shtyrë. Pas disa diskutimeve, është vendosur shtyrja e Lojërave Olimpike, të cilat do të zhvillohen jo më larg se vera e vitit të ardhshëm.

Kjo u njoftua nga faqja zyrtare, teksa tashmë ka marrë fund edhe çdo dilemë mbi këtë.  CIO e ka zyrtarizuar nëpërmjet një komunikate njoftimin e dhënë para disa minutash nga kryeministri japonez Abe mbi shtyrjen e Olimpiadës për shkak të Koronavirusit. “Lojërat janë spostuar për në vitin 2021, por jo më larg se vera e këtij viti, për të ruajtur shëndetin e atletëve dhe të të gjithë pjesëmarrësve.90651365_206671560606645_7387446154025238528_n

Eventi do të vijojë të mbajë emrin ‘Tokyo 2020’, ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike si dhe ato Paraolimpike”, thuhet në njoftimin e CIO-s. Flaka olimpike do të qëndrojë në Japoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura