ZYRTARE/ Merkato në Itali, Dinamo firmos me Mikolin

Sep 23, 2020 | 18:29
SHPËRNDAJE

Dinamo nuk ka të ndalur me afrimet në merkato. Blutë e kryeqytetit kanë zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për mesfushorin 19-vjeçar italian Antonio Mikoli që firmosi ditën e sotme me dinamovitët.

dinamo

Ka qenë vetë klubi që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka prezantuar futbollistin, i cili vjen nga skuadra e Virtus Francavila, që militon në Serinë C. Mikoli më herët ka qenë pjesë e akademisë së Leçes dhe Padovës.

POSTIMI I KLUBIT:

Antonio Miccoli është zyrtarisht Blu.

Mesfushori 19-vjeçar, ka firmosur ditën e sotme në prani të administratorit Barushi, kontratën që e lidh për 3 vitet e ardhshme me ekipin Dinamovit.
Ai vjen nga skuadra e Virtus Francavilla, ekip që merr pjesë në Serie C, ndërsa më herët ka qënë pjesë e akademisë së Lecce-s dhe Padova Calcio.
Miccoli shihet si i ri me mjaft perspektivë, dhe element shum i vlefshëm për të ardhmen!

Mikoli

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura