ZYRTARE/ Magjia e fundit e Igli Tares, thyen tabunë 40-vjeçare, futbollisti i Romës transferohet te Lacio

Aug 19, 2021 | 13:48
SHPËRNDAJE

Ka marrë fund pritja 40-vjeçare dhe tashmë zyrtarisht një futbollist i Romës ka kaluar tek skuadra tjetër e kryeqytetit Lacio.

pedro

Pedro Rodrigez është bashkuar bardheklatërve pas 1 sezoni të kaluar me Romën ku shënoi 5 gola dhe dhuroi një asist. 34-vjeçari do të mbajë numrin 9-të dhe është prezantuar nga vetë faqja e klubit në ‘’Twitter’’.

Tare arrin të thyejë kështu një tabu 40 vjeçare ndërmjet të dyja ekipeve që kur transferonin për herë të fundit Karlo Perronin nga Lacio te Roma në vitin 1981.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura