ZYRTARE/ Licencohet stadiumi, ja ku do i luajë ndeshjet Kastrioti për këtë sezon

Aug 24, 2018 | 14:40
SHPËRNDAJE

FSHF, ka dalë ditën e sotme me një deklaratë zyrtare, për sa i përket licencimit të stadiumit të qytetit të Fushë-Krujës, “Redi Maloku”. Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Licencimit të Klubeve, pasi është shqyrtuar gjendja e stadiumit, është marrë vendimi se klubi i Kastriotit, ka të drejtën t’i zhvillojë aty ndeshjet e këtij edicioni.

kastrioti

Stadiumi i qytetit të Krujës, ishte jashtë parametrave të vendosura nga FSHF, për të pritur një ndeshje të Kategorisë Superiore, dhe për këtë arsye klubi i Kastriotit, zgjodhi që këtë edicion t’i zhvillonte vetëm pak kilometra më larg ndeshjet, në Fushë-Krujë.

DEKLARATA E FSHF

Sot, më 23 Gusht 2018, në zyrat e FSHF-së, është mbledhur Komisioni i Licensimit të Klubeve (KLK) me kuorumin e domosdoshëm në përputhje me Rregulloren e Licensimit të Klubeve për shqyrtimin e dokumentacionit të Klubit Kastrioti Kruje, të cilët kanë aplikuar për: Licensimin e Stadiumit “Redi Maloku” Fushe-Krujë, për të zhvilluar në këtë stadium ndeshje të kategorisë Superiore, për sezonin 2018-2019. Pas shqyrtimit të informacionit paraqitur nga Sektori i Licensimit shoqëruar me dokumentat dhe evidencat përkatëse foto dhe video, si dhe konkluzionet e ekspertit të kriterit te Infrastrukturës, Komisioni pasi bëri vlerësimet e nevojshme nxori konkluzionet e tij dhe pasi vlerësoi të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga sektori i licensimit, konstatoi se në Stadiumin “ Redi Maloku” Fushe Krujë janë kryer punimet e nevojshme dhe për këtë arësye vendosi që stadiumit “Redi Maloku” në Fushë-Krujë i lëshohet Liçensa për zhvillimin e ndeshjeve te Kategorisë Superiore për sezonin 2018- 2019.

s

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura