ZYRTARE/ Lëvizje surprizë, ish-futbollisti i Flamurtarit dhe Kukësit transferohet në Kosovë

Sep 30, 2021 | 20:11
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti i Flamurtarit, Skënderbeut dhe Kukësit në Superiore, Donjet Shkodra ka filluar një aventurë të re tek skuadra e Gjilanit.

donjet

32 vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Kazakistani, Atirau, por ka vendosur të rikthehet sërish në futbollin shqiptar, kësaj radhe te Gjilani.

Shkodra spikati te Flamurtari në sezonin 2016-2017 duke u aktivizuar në 26 ndeshje ku realizoi dhe 9 gola. Një vit më pas, mesfushori sulmues iu bashkua Skënderbeut ku luajti vetëm 6 ndeshje para se të transferohej tek Kukësi në vitin 2018 ku gjatë një viti u aktivizua në 35 ndeshje dhe shënoi 2 gola.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi i Gjilanit me anë të një videoprezantimi në rrjetet sociale duke e cilësuar Donjet Shkodrën si “bomberin e ri” të skuadrës.

Postimi i Gjilanit

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura