ZYRTARE / Leo Mesi nuk do të rinovojë me Barcelonën!

Aug 5, 2021 | 19:59
SHPËRNDAJE

Lionel Mesi nuk do të vazhdojë karrierën e tij me Barcelonën. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi katalanas i cili në rrjetet sociale ka bërë të ditur se argjentinasi ka zgjedhur të mos vazhdojë karrierën e tij në Katalonjë.

mesi

“Megjithëse kishim arritur një marrëveshje mes Barcelonës dhe Leo Mesi dhe me dëshirën e qartë të të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, nuk mund të formalizohet për arsye ekonomike dhe pengesa strukturore (Rregulloret e La Liga në Spanjë).

Duke u përballur me këtë situatë, Leo Mesi nuk do të vazhdojë të jetë i lidhur me FB Barcelona. Të dy palët ndjejnë keqardhje që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk mund të plotësoheshin në mënyrë përfundimtare.

Barça dëshiron të falënderojë me zemër lojtarin për kontributin e tij në zhvillimin e këtij klubi dhe i uron më të mirën në jetën e tij personale dhe profesionale”, shkruhet në komunikatën e katalanasve që zyrtarizoi divorcin.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura