ZYRTARE/ Lajm i mirë për shqiptarët, Kosova i plotëson kriteret për liberalizimin e vizave

Jul 18, 2018 | 16:37
SHPËRNDAJE

Dimitris Avramopoulos, Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, ka thënë se Kosova ka arritur progres dhe kriteret për liberalizim vizash janë plotësuar.

avramopoulos-721x450

“Një kapitull i rëndësishëm në historinë tonë të përbashkët: Kosova i plotëson kriteret për liberalizim të vizave”, ka thënë Avramopoulos.

“Pas shumë vitesh e muajsh të përpjekjeve dhe punës së madhe, Komisioni tashmë konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Tash, ne inkurajojmë Këshillin dhe Parlamentin Evropian që të lëvizin përpara me propozimin tonë. Unë vërtetë shpresoj se jemi shumë pranë një regjimi pa viza për të gjithë rajonin, i cili do të vendoset shumë shpejt”, ka theksuar Dimitris Avramopoulos, Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë.

Ndërkaq, sot në orën 16:30, komisioneri Avramopoulos, bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, mbajtën konferencë për mediat ku kanë dhënë lajmin për plotësim e kritereve për liberalizim të vizave.

“Jemi shumë pranë liberalizimit të vizave dhe ne e kemi dhënë rekomandimin, por kjo varet e gjitha nga Parlamenti Europian. Kosova ka bërë progres.”, u shpreh Avramopoulos.

thacii

“Shumë shpejt do ta përmbykllim këtë proces”, u shpreh shpresëplotë Thaçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura