ZYRTARE/ Kukësi “blindon” prapavijën, firmos Krasniqi. Verilindorët, gafë me mbrojtësin

Aug 22, 2018 | 14:00
SHPËRNDAJE

Siç “Panorama Sport” e kishte lajmëruar në mënyrë ekskluzive, Gëzim Krasniqi do të jetë lojtari më i ri i Kukësit. Mbrojtësi, që më parë është aktivizuar edhe në radhët e Partizanit, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me kuksianët.

krasniqi kukesi

I prezantuar edhe nga drejtori Nexhipi, Krasniqi cilësohet si një afrim i goditur në repartin e prapavijës, dhe një garanci më shumë për trajnerin Cungu. 28-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Flamurtarit, ndërkohë që me Partizanin ka zhvilluar 89 ndeshje. Sezonin e kaluar, ai ishte pjesë e Rabotniçkit në Maqedoni.

krasniqi nexhipi

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura