ZYRTARE/Kryegolashënues dhe rikthimi i Dinamos në Superiore, “Blutë” sigurojnë ish-sulmuesin e Bylisit

| 15:54
SHPËRNDAJE
 

Dinamo është përforcuar me sulmuesin kamerunas Mustafa Xhixha. 24-vjeçari firmosi sot me “Blutë” pasi kishte arritur akordin paraprak me 18-herë kampionët e Shqipërisë.
119513652_10164316879030416_4703275925712753214_o
Lojtari ka shpallur ambicien për të dalë golashënuesi më i mirë në këtë sezon në Kategorinë e Parë, por misioni kryesor mbi të gjitha është rikthimi i Dinamos në Kategorinë Superiore.

Xhixha ka qenë pjesë e Partizanit, Bylisit, Erzenit dhe Burrelit.

Njoftimi i Dinamos

Zyrtare/ Mustafa Enock Djidjiwa vishet Blu.🔵🔵

Sulmuesi që kishte arritur akord paraprak me drejtuesit, sot ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit ku ka firmosur në prani të administratorit Barushi, kontratën që e bën pjesë të Dinamos në sezonin e ri.
Djidjiwa ka marrë besimin e presidentit Pontrelli, me objektiv shpalljen si golashënues i kategorisë dhe duke bërë të mundur edhe objektivin kryesor të klubit, ngjitjen në Superiore.

Vetë sulmuesi në fjalën e tij u shpreh: “Projekti ambicioz më bëri që të pranoj këtë mundësi dhe të vij në një nga 3 klubet më historike të Shqipërisë. Do të jap më të mirën time për të arritur objektivat.”

xhixha

PANORAMASPORT.AL

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.