Zyrtare/ Kompania “Kastrati” blen zyrtarisht aeroportin e Rinasit me një shumë prej…

| 20:27
SHPËRNDAJE

Aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë do të jetë në pronësi të kompanisë së biznesmenit Shefqet Kastrati.

rinas

Transaksioni është regjistruar në QKB për vlerën e 71 milionë eurove. Nga dita e sotme, Aeroporti i Rinasit është në pronësi 100% të “Kastrati Group”.

Kompania në fjalë i bleu aksionet nga “Real Fortress Private Limited”, në pronësi të grupit kinez të shërbimeve financiare “China Everbright”.

Kompania kineze nënshkroi marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në prill të vitit 2016.

Marrëveshja mes “Kastrati Group” dhe “Real Fortress Private Limited” është nënshkruar më 1 dhjetor 2020 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 18 dhjetor.

bb2fb19e-84ca-41b4-9b03-300e217e59b0

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.