Zyrtare/ Klubi anglez blen yllin e Lacios, ishte zbulimi i Tares

Jul 15, 2018 | 13:02
SHPËRNDAJE

Uest Hem ka zyrtarizuar ditën e sotme Felipe Anderson në rradhët e saj. Ai është pjesë e klubit anglez për 41 milionë euro dhe 6 të tjera do të merren në formë bonusesh.

IMG_20180715_115217-750x430

Duhet të theksojmë se Uest Hem nuk ka shpenzuar shifra kaq të mëdha në historinë e saj. Në 2013 Tare e pikasi brazilianin te Santosi dhe e transferoi atë për 8 milionë euro. Anderson zhvilloi 177 ndeshje me Lacion duke fututr në “CV” e tij 34 gola dhe 42 asist . Ai do të përfitojë te Uest Hem 3.5 milionë euro. Kontrata e nënshkruar prej ti është 5 vjeçare

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura