ZYRTARE/ Juventus-Inter nuk do të luhet ditën e nesërme, shtyhen 5 ndeshje të Serie A. Ja kur do të zhvillohen

Feb 29, 2020 | 12:25
SHPËRNDAJE

Janë shtyrë 5 ndeshje të Serie A, të planifikuara për tu luajtur këtë fundjavë.inter juve

Për shkak të Koronavirus ishte vendosur që të gjitha ndeshjet në Serie A të luheshin me dyer të mbyllura, për shkak të frikës se virusi do të shpërndahej. Megjithatë në një vendim të marrë para pak minutash, është vendosur që 5 nga ndeshjet e kësaj fundjave të shtyhen.

Një nga ndeshjet që do të shtyhet, është edhe ajo e derbit të Italisë, Juventus-Inter. Ndeshjet e tjera janë ato të, Milan-Xhenoa, Parma-Spal, Sasuolo-Bresha dhe Udineze-Fiorentina.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura