ZYRTARE/ Ish-lojtari i Interit “var këpucët në gozhdë”

Sep 22, 2022 | 21:46
SHPËRNDAJE

Tashmë është zyrtare, Goran Pandev, ka vendosur t’i japë fund futbollit të luajtur, duke mbyllur karrierën në moshën 39-vjeçare, pas eksperiencës së fundit me skuadrën e Parmës në Serinë B.

pandev-750x626

Ish-sulmuesi i cili ka pasur një eksperiencë të gjatë në Itali me klubet elitare si Inter, Lacio apo Napoli në deklaratën e tij të lamtumirës thekson se ende nuk e beson që nuk do të konsiderohet më një futbollist ndërsa shton se mbyll një kapitull shumë të bukur të jetës së tij.

pandev

“Kthej kokën pas dhe ende nuk më besohet fakti që do të tërhiqem nga futbolli. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, kam përjetuar shumë emocione  dhe dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë shoqëruar në rrugëtimin tim. Falenderoj familjen time dhe gruan, gjithashtu edhe babain tim që më lejoi të ndiqja këtë rrugëtim.

PANDEV

Falenderoj të gjithë trajnerët për besimin dhe për atë çka më kanë mësuar. Një përqafim për të gjithë tifozët, mbyllet një kapitull i bukur, por marr me vete emocione shumë të bukura. Jam i lumtur që i kemi ndarë së bashku”, deklaron Pandev.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura