ZYRTARE/ Interi prezanton afrimin e parë në merkaton e janarit

Jan 17, 2020 | 20:24
SHPËRNDAJE

Eshli Jang është zyrtarisht futbollist i Interit. Mbrojtësi 34-vjeçar është afrimi i parë në merkaton e janarit, teksa është prezantuar nga faqja zyrtare e klubit zikaltër.

Eshli Jang

Jang mbërrin nga radhët e Mançester Junajtid, teksa ka nënshkruar deri në fund të sezonit, me mundësi rinovimi edhe për 1 vit tjetër. Futbollisti ishte pjesë e “djajve të kuq” që prej vitit 2011, ndërkohë që vendosi të “braktiste” anglezët, për t’iu bashkuar Interit.

Jang

Në të kaluarën mbrojtësi ka veshur fanellën e Uatfordit dhe Aston Vilës. Ai numëron 39 paraqitje me fanellën e kombëtares angleze dhe ka arritur të shënojë 7 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura