ZYRTARE/ Greqia do të qeveriset nga një kryeministre femër

Aug 27, 2015 | 16:03
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Greqisë, Vassiliki Thanou, u emërua të enjten si kryeministrja e përkohshme deri në zgjedhjet e parakohshme, tha zyra e presidentit.

65-vjeçarja Thanou, do të jetë gruaja e parë në historinë e Greqisë që mban postin e kryeministres së vendit. Ajo do të bëjë betimin sot. Ndërsa administrata e saj e re, do ta bëjë të premten.

thanou-thumb-largeData për zgjedhjet e përgjithshme të pritet të njoftohet zyrtarisht nga Presidenti Prokopis Pavlopulos deri në fund të javës, por pritet që të jetë 20 shtatori.

Greqia s’formon dot qeveri, dështon edhe Lafazanis

Greqia edhe një hap më afër zgjedhjeve të parakohshme. Ish ministri i Energjisë, Panajotos Lafazanis dështoi në shansin për krijimin e qeverisë së re, pas dorëheqjes së Aleksis Cipras, duke lënë mandatin që iu besua nga presidenti i Greqise.

lafayanisMediat raportojne se ai nuk mundi të gjejë partnere per krjimin e një koalicioni që do formonte mandej qeverine e re greke.

Lafazanis eshte në krye të ‘Unitetit Popullor’, si pjese e ekstremisteve qe u larguan nga Syriza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura