Zyrtare/ Gëzim Krasniqi mbërrin te klubi i ri, ja çfarë kontrate do të firmosë

Jan 13, 2018 | 19:06
SHPËRNDAJE

Pas largimit nga Partizani, mbrojtësi Gëzim Krasniqi është zyrtarisht futbollist i Rabotniçkit në kampionatit maqedonas. 28-vjeçari mbërriti para pak çasteve në Shkup ku pritet të nënshkruaj një kontratë 6 mujore me opsion për të rinovuar edhe për një vit tjetër.

Gezim-Krasniqi-1

Krasniqi do të vihet ditën e nesërme nën urdhrat e trajnerit Goran Stankovski. Mbrojtësi e ka nisur karrierën te Besa e Kavajës, qytetin e tij të lindjes, ndërsa përveç  Partizanit, ai për 6 muaj ka luajtur edhe me Flamurtarin e Vlorës, në sezoni 2014-2015

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura