ZYRTARE/ Futbollisti më i pasur në botë largohet nga Premier Liga dhe firmos me klubin e ri

Sep 24, 2020 | 20:02
SHPËRNDAJE

Futbollisti më i pasur në botë nuk është as Mesi as Ronaldo, ai nuk shfaqet në tridhjetë më të mirët e Topit të Artë dhe, për të qenë të saktë, as në ndonjë skuadër që luan në kupat e Evropës.

faiq111

Në të vërtetë, Faiq Bolkiah, nipi i Sulltanit të Bruneit është lojtari më i pasur në botë. Pasuria e tij vlerësohet në rreth 20 miliardë euro. Bolkiah sot ka kompletuar kalimin tek skuadra portugeze e Maritimos.

Bolkiah aktivizohej me Leiçesterin në Premier Ligë, por nuk bëri asnjë ndeshje zyrtare me “Dhelprat” dhe kështu u detyrua të largohej, ku ka firmosur në Portugali me Maritimon.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura