Zyrtare, FIFA: Finalja e “Katar 2022” do të luhet më 18 Dhjetor

Mar 19, 2015 | 19:15
SHPËRNDAJE

FIFA ka konfirmuar se finalja e Kupës së Botës “Katar 2022” do të zhvillohet më 18 dhjetor, ditë e dielë. Një task forë e posaçme e FIFA-s rekomandoi muajin e kaluar se turneu duhet të zhvendoset nga vera në dimër.

“Qatar 2022”

Në një tjetër vendim kyç, FIFA ka zgjedhur Francën për të organizuar Kupën e Botës së grave 2019. Franca gjithashtu do të organizojë turneun e moshave nën 20 vjeç në vitin 2018.

Vendimi për të zhvendosur kohën e zhvillimit të Kupës së Botës 2022, nga muajt qershor dhe korrik, është marrë për shkak të shqetësimeve shëndetësore për lojtarët, pasi temperaturat verore në Katar mund t’i tejkalojnë 40C.

FIFA ka bërë gjithashtu me dije se Kupa e Botës 2022 do të zgjasë 28 ditë, nga 31 apo 32 ditë që ka zgjatur zakonisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura