ZYRTARE/ Fatale rezultatet negative dhe humbja me përmbysje ndaj Torinos, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin

Jan 17, 2022 | 10:35
SHPËRNDAJE

Klubi i Sampdorias ka shkarkuar me efekt të menjëhershëm nga detyra e trajnerit, Roberto D’Aversën.

D'Aversa

Për teknikun italian fatale ishin rezultatet negative të njëpasnjëshme, por edhe humbja me përmbysje të shtunën ndaj Torinos me rezultatin 1-2 në stadiumin “Luigi Ferraris”.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Liguria me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar:

“Klubi i Sampdorias komunikon se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, Roberto D’Aversën. Falenderojmë trajnerin dhe stafin e tij për profesionalizmin e tyre gjatë gjithë kësaj periudhe të punës me skuadrën tonë”, ishte komunikata e klubit dorian.

Aventura e 46-vjeçarit në krye të Sampdorias zgjati 6 muaj ku në 22 ndeshje të këtij sezoni në Serinë A e renditi Sampdorian në vendin e 15 ku arriti të fitonte 5 ndeshje, barazuar 5 dhe humbur 12 sfida, duke grumbulluar në total 20 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura