ZYRTARE/ “Divorc” për herë të dytë, Sormani e mbyll me Partizanin. Caktohet trajneri i ri

Jul 13, 2020 | 13:28
SHPËRNDAJE

Ashtu siç ishte paralajmëruar prej ditësh, Adolfo Sormani nuk do të jetë më trajner i  Partizanit.

sormani_0Lajmi  u konfirmua nga 16-herë kampionët e Shqipërisë në një njoftim për shtyp. Drejtimi i skuadrës deri në fund të sezonit i besohet Renaldo Kalarit.

NJOFTIM

FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjehershëm të bashkëpunimit me trainerin Adolfo Sormani dhe dy pjestarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura