ZYRTARE/ “Divorc” para derbit, Partizani njofton largimin e sulmuesit

Jan 20, 2021 | 13:29
SHPËRNDAJE

Ndodhi ajo që pritej. Brajan Braun edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Partizanit. Ka qenë vetë klubi i kuq, që nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin nga Xhamajka.

Braun Partizani

Braun u afrua me bujë te Partizani në verën e vitit 2019, por nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij, teksa së fundmi nuk ka qenë fare pjesë e skuadrës, diçka që solli edhe divorcin mes palëve.

Partizani njoftoi largimin e sul;muesit1 ditë para derbit me Tiranën, që do të luhet ditën e nesërme në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 18:00.

Njoftimi i klubit:

FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Brian Lee Broën. Sulmuesi 28 vjeçar nga Xhamajka dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre, duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë i lirë. Braun ishte pjesë e skuadrës nga sezoni 2019 – 2020.

Klubi i uron njëkohësisht Brian Lee Broën suksese në karrierën e tij sportive.

12

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura