ZYRTARE/ Bruno Telushi e mbyll me Partizanin, klubi i kuq me komunikatë: Fitoi respektin e të gjithëve duke…

Aug 10, 2020 | 16:36
SHPËRNDAJE

Bruno Telushi nuk është më një lojtar i Partizanit. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë klubi i kuq së fundmi, të cilët nëpërmjet një komunikate zyrtare, bëjnë me dije se kanë mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin.

telushi

Tashmë me largimin nga Partizani, Telushi pritet t’i bashkohet Kukësit, aty ku do gjejë një trajner si Skënder Gega, me të cilin punoi para një sezoni te Partizani.

Telushi ishte një nga lojtarët më të mirë nën urdhrat e Gegës te Partizani, me të cilët fituan titullin kampion në sezonin 2018-2019, teksa tashmë të njëjtën gjë do përpiqen të bëjnë edhe te Kukësi.

Njoftimi i klubit:

Klubi i futbollit Partizani falenderon publikisht Bruno Telushin për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe. Mesfushori 29 vjeçar ishte një prej shtyllave të ekipit dhe protagonist, sidomos përgjatë sezonit 2018 -2019, ku edhe me meritë u shpall Kampion i Shqipërisë me Partizanin. F

alë kontributit, punës dhe përkushtimit në arritjen e trofeut të kampionit ai fitoi respektin e stafit, drejtuesve dhe tifozëve të shumtë në mbarë vendin, të cilët do ti jenë gjithmonë mirënjohës “Ushtar” Telushit. Partizani duke falënderuar dhe një herë Bruno Telushin për emocionet dhe performancën që dhuroi si pjesë e 16-të herë kampionëve të Shqipërisë, i uron njëkohësisht shumë fat në jetë dhe në karrierën e tij sportive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura