ZYRTARE / Barcelona nuk duron më, humbja përballe Balliut rezulton fatale për Kuman

Oct 28, 2021 | 8:14
SHPËRNDAJE

Ronald Kuman nuk është më trajneri i Barcelonës. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi katalansa i cili e ka vlerësuar si të tepruar humbjen e radhës të skuadrës, atë përballë Rajo Vajekanos.

kuman

Klubi kishte menduar fillimisht që të shtynte sezonin deri në fund me trajnerin holandez, por paraqitjet jashtëzakonisht të dobëta në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve, kanë bërë që tani të vendoset largimi i tij i menjëhershëm, për të nisur një cikël të ri.

“Barcelona ka shkarkuar sonte Ronald Kuman nga posti i trajnerit të ekipit të parë. Presidenti i klubit, , Joan Laporta, ia ka komunikuar pas humbjes përballë Rajo Vajekanos. Ronald Kuman do të përshëndetet nesër me ekipin në qendrën sportive të klubit.

Barcelona dëshiron ta falënderojë për shërbimin e tij dhe i uron shumë fat në karrierën e tij në vijim”, shkruhej në komunikatën e Barcelonës që i dha duart trajnerit holandez.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura