Barcelona dhe Ulvëruempton mbyllën me sukses transferimin e lojtarit Nelson Semedo nga Spanja në Angli. Mbrojtësi portugez u kushtoi “ujqërve” në total 40 milionë euro.
Lajmi u konfirmua nga Barcelona në faqen zyrtare, ndërkohë që lojtari është prezantuar te skuadra e re.
“Barcelona dhe Ulvëruempton arritën marrëveshjen për transferimin e Nelson Semedos. Klubi anglez do të paguajë 40 milionë euro”, shkruhet një komunikatën për shtyp të klubit katalanas.
Semedo luajti 3 sezone me Barcelonën duke fituar 2 kampionate spanjolle, një Kupë dhe një Superkupë të Spanjës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al